Këshilltarë nga Kroacia për kryeministrin shqiptar. Sërish falas si Tony Blair?
Përveç Fate Velajt, kryeministri shqiptar në detyrë, Edi Rama, duket se preferon këshilltarë të huaj. Në fillim zgjodhi Tony Blair, pastaj u përfol Shakashvili, ish-president Gjeorgjisë. Kuptohet të dy falas, në sajë të miqësisë strategjike me të dyja vendet.
Së fundmi këshilltarët po vijnë nga Kroacia.
“Ish kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe Branko Grçiç, ish zëvendëskryeministri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Milanoviç pritet që të bëhen këshilltarë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Lajmi është bërë publik nga mediat kroate. Vecernji.hr ka publikuar pak ditë më parë artikullin: Konsulentë në Shqipëri: Milanoviç dhe Grçiç ofrojnë këshilla për Kryeministrin Rama.
Milanoviç dhe Grçiç në Tiranë janë takuar kohët e fundit dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe me disa politikanë të tjerë. Sipas mediave kroate, autoritetet shqiptare janë të interesuar në këshillat që ata mund t’u japin atyre, sidomos për procesin e integrimit në BE, meqë ish kryeministri Milanoviç ka udhëhequr këtë proces për Kroacinë…Milanoviç dhe Grçiç janë takuar në tetor në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, por edhe me disa politikanë shqiptarë”, raporton “Monitor”.
Add new comment