Reforma e energjisë? KESH, 50 milionë euro humbje për vitin 2015. OSHEE shet me 9.5 lekë, kostoja arrin në 11.2 lekë!!!

Postuar në 29 Tetor, 2016 15:44

Korporata Energjetike Shqiptare humbi 50 milionë euro nga blerja e energjisë tek operatorët privatë. Ky fakt është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit humbja ka ardhur si pasojë e diferencave mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.

Për vitin e kaluar KESH e ka blerë energjinë nga HEC-et private me çmimin 7.63 lekë për kilovat orë, ndërkohë që e ka shitur atë tek Operatori i shpërndarjes me vetëm 3 lekë për kilovat orë. Në rastin e hidrocentralit të Ashtës, diferenca ka qenë edhe më e madhe, pasi kesh ja ka blerë energjinë këtij hidrocentrali me 8.22 lekë për kilovat orë dhe ja ka shitur OSHEE-së me 3 lekë për kilovat orë. Sipas KLSH, vitin e kaluar KESH është detyruar të blejë mbi 1.3 miliardë kilovat orë energji elektrike nga prodhuesit privatë dhe nga ky transaksion, pra blerja e kësaj energjie me cmim të lartë dhe shitja tek oshe me cmim më të ulët, korporata ka humbur rreth 50 milionë euro”, konstaton KLSH. Çmimi është i fiksuar me ligj dhe ky është një absurd që e dënon korporatën me humbje. Nga ana tjetër, qeveria ka folur shumë për reformën në sistemin energjetik, e cila do të quhej e tillë kur të kishim treg të vërtetë që operon me çmime bazuar në kërkesë/ofertë, sigurisht me ndërhyrje të shtetit në tavanin e shitjes.

Situata i ngjan një absurdi ku operatorët privatë shesin me çmimin e tyre tek OSHEE-ja, e cila ua shet më lirë qytetarëve, për shkak të problemeve sociale që do të krijoheshin nga një rritje e çmimit. Gropa shkon për buxhetin e shtetit, i cili duhet të subvencionojë me çmime të rregulluara një transaksion që nuk i përgjigjet logjikës së kostove. Zv.ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja tha sot se OSHEE-ja ka dalë me fitim, pasi “ka mirëmenaxhuar burimet”. Por të thuash këtë nuk do të thotë se po ecën me reforma, por thjesht po konfirmon një tjetër cilësi menaxhimi.

Edhe sot e kemi të ulët çmimin. Konsumatorëve ia japim me 9.5 lekë ndërsa kosto është 11.22 lekë por kemi mirëmenaxhuar burimet. Sistemit i duhen edhe 900 mln euro të tjera që të investohet dhe për ta arritur këtë na duhen edhe 4 apo 5 vite të tjera, mendoni që kemi shumë zona që ndezin vetëm një llambë kështu që duhet akoma ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë”, tha Bejtja(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=339166&fundit).

Këtu ka nevojë për një sqarim: KESH ble energji nga privatët me 7.63 lekë/kilovat orë dhe ia shet OSHEE-së me 3 lekë. Bejtja na thotë se kostoja për shërbimin tek konsumatori shkon 11.2 lekë ndërkohë që shitja bëhet me çmim të “mbrojtur” prej 9.5 lekësh. Sido që ta rrotullosh humbja e shtetit është shumë më e madhe sesa 50 milionë euro dhe më keq, ajo është e sigurtë nga praktika antiekonomike që ndiqet në këtë rast.

Mund të pyetet: Sa do të ecë përpara qeveria me këtë menaxhim që çon në humbje konstante? Kjo mbetet për t’u parë, por fakt është se është njoftuar riprivatizimi i shërbmimit dhe menaxhimit të OSHEE-së, që nënkupton se ERE nuk ka sesi të detyrojë çmime shitjeje si ai që është sot, nëse blerja nga privati i nesërm do të jetë me 11.2 lekë. Rrugëdalja e vetme e vërtetë është rritja e çmimit, i cili siç na thuhet sot nuk do të ulet më. Nëse ai rritet, atëherë qeveria do të detyrohet teoirikisht të ulë TVSH-në për energjinë siç premtoi, si një formë për të larë fytyrën para njerëzve, por edhe për ta bërë të përballueshme tarifën e re që dikur do të hyjë në fuqi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.