“Yahoo” pranon vjedhjen e të dhënave të 500 milionë përdoruesve
Të dhëant e 500 milionë përdoruesve të regjistruar në Yahoo janë vjedhur. Informacione personale, emra, e-maile, numra telefoni, datëlindje, fjalëkalime si dhe pyetje e përgjigje të pakoduara u hakeruan nga hakera të cilët kompania i cilëson si “të sponsorizuar nga një shtet”. Sulmi ndodhi në vitin 2014 dhe ai po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pseudonimi i hakerit është “Paqja” i cili në muajin gusht ofroi të shiste të dhënat për 200 milionë përdorues. Kompania ka rekomanduar ndryshime në të dhënat e aksesit për përdoruesit nëse nuk e kanë bërë këtë gjë që nga viti 2014.
Add new comment