yahoo
Yahoo: Nga sulmi i vitit 2013, u cenuan (të gjitha) 3 miliardë adresa e-mail
Të gjitha përdoruesit e agregatorit Yahoo, janë ekspozuar ndaj sulmit të hakerëve në vitin 2013. Situata e vështitë e kësaj kompanie, tashmë nën zotërim të Verizon Comunications Inc, po zbardh detaje të reja nga sulmi i 4 viteve më parë, të cilin mesa duket Yahoo, u mundua ta paraqesë në të tjerë terma. Në dhjetor të vitit të shkuar kompania tha se nga sulmi u prekën 1 miliardë llogari, por së fundmi ajo ka pranuar se në të vërtetë janë prekur të 3 miliardë llogaritë e përdoruesve që kanë një adresë e-maili në të.
“Yahoo” pranon vjedhjen e të dhënave të 500 milionë përdoruesve
Të dhëant e 500 milionë përdoruesve të regjistruar në Yahoo janë vjedhur. Informacione personale, emra, e-maile, numra telefoni, datëlindje, fjalëkalime si dhe pyetje e përgjigje të pakoduara u hakeruan nga hakera të cilët kompania i cilëson si “të sponsorizuar nga një shtet”. Sulmi ndodhi në vitin 2014 dhe ai po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.