Miratohet ligji për importin e mbetjeve
Ligji për importin e mbetjeve është miratuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 7 abstenime, disa deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim, duke ia lënë përgjegjësinë PS-së dhe LSI-së. Dy parti të afta të votojnë dhe gëlltisin çdo gjë. Fjalët janë të tepërta në këtë vend dhe në këtë rast, pasi e dimë të gjithë se çfarë u tha e çfarë u bë. Sesi ndryshoi një qëndrim politik sa hap e mbyll sytë. Kryeministri i tanishëm na tha dikur se pas ligjit të Sali Berishës qëndrojnë “interesa të jashtëzakonshme financiare”. Këto me siguri janë ato që edhe në këtë rast e kanë shtyrë Edi Ramën aty ku ndihet më komod.
Comments
Mos u beni merak, pritet nje
Mos u beni merak, pritet nje sondazh i Zalos shume shpjeti per te na thene se e gjitha eshte nje keqkuptim dhe qytetaret shqiptare jane shume te lumtur me kete ligj. Metodologjia e tij e re tregon se 674% e qytetareve e dashuron fort ose shume fort kete ligj te Lartgjatesise se tij. E vetmja gje qe dashurojne ekstremalisht me fort eshte Lali Fiku qe i mbush me leke fondesh e projektet gjithe keta zarat e mediave.
Bashkpunim i mirefillt!
Ato qe s'kan votuar pse nuk u jane baskuar votave kunder? Nqs do ndodhte kjo ligji nuk do kalonte.
Plehrat
Mire qe nuk eshte perzier ambasadori LU publikisht, sepse do kishim nje rezultat 140 pro! Cdo gje per te cilen keta te Rilindjes akuzonin Saliun tani po e bejne vete! Dhe mbeshtetja per Rilindjen vetem sa rritet!
Add new comment