importi i mbetjeve
Edhe Presidenti ‘bëhet pjesë’ e protestave kundër ligjit për importin e mbetjeve: “Sa të jem në zyrë nuk do zhgënjej interesin e qytetarëve”
Zyra e Shtypit e Presidencës njofton për një takim të zhvilluar sot mes kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe një përfaqësie të shoqërisë civile që është angazhuar për anullimin e ligjit për importin e mbetjeve. Njoftimi përcjell shqetësimin e ngritur nga shoqëria civile, duke theksuar se ligji “ka një rëndësi dhe ndjeshmëri të veçantë”.
Presidenti ka siguruar se ndjeshmëria qytetare do të jetë faktor në shqyrtimin e ligjit, i cili ka shumë gjasa të mos dekretohet dhe të kthehet për rishqyrtim.
Importi i plehrave nuk u ndalua në 2013, vetëm u pezullua
Shkresat që dalin i japin të drejtë qeverisë se qytetarët kanë qenë të painformuar mbi planin e kryeministrit Rama për importin e mbetjeve. Relacioni i ligjit të shumëdebatuar “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i miratuar në seancën e 22 shtatorit vetëm me votat e maxhorancës, nxjerr në pah një “pakt të fshehtë” të arritur që në vitin 2013 me industrinë e ricikluesve ose një manovër të qeverisë për të justifikuar ndryshimin e qëndrimit lidhur me importin e mbetjeve, shkruan Panorama.
AKIP: Ligji për mbetjet njësoj si ai i 2011. Edi Rama gënjen
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar sot ndaj deklarimeve të kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka akuzuar për dizinformacion. Madje edhe për mungesë elementare të logjikës. Më poshtë deklarata:
"Aleanca Kundër Importit të Plehrave denoncon fushatën dizinformuese të kryeministrit Edi Rama dhe të segmenteve mediatike ndaj tij mbi çështjen e ligjit për lejimin e importit të plehrave dhe dëshiron të sqarojë opinionin publik se i konsideron deklaratat e kryeministrit gënjeshtra.
Miratohet ligji për importin e mbetjeve
Ligji për importin e mbetjeve është miratuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 7 abstenime, disa deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim, duke ia lënë përgjegjësinë PS-së dhe LSI-së. Dy parti të afta të votojnë dhe gëlltisin çdo gjë. Fjalët janë të tepërta në këtë vend dhe në këtë rast, pasi e dimë të gjithë se çfarë u tha e çfarë u bë. Sesi ndryshoi një qëndrim politik sa hap e mbyll sytë. Kryeministri i tanishëm na tha dikur se pas ligjit të Sali Berishës qëndrojnë “interesa të jashtëzakonshme financiare”.
Ky padashur thotë përherë të vërtetën: “Në 2013 u ndalua importi i mbetjeve sepse na duhej të investigonim shqetësimin që të huajt kishin vazhdimisht”
Disa deputetë socialsitë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e importit të mbetjeve urbane. Është kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, që po mbron iniciativën ligjore, e cila synon të lejojë importin. “Qëndrimi është që të lejojmë industritë e riciklimit të sjellin jo mbetje por lëndë të parë sekondare. Nuk ndryshon gjë për mbetjet e rrezikshme e ato jo të rrezikshme që ligji ndalon për t’u asgjësuar e depozituar në Shqipëri”, deklaroi Shalsi.
Shalsi angazhohet të shpëtojë nga falimenti industrinë e riciklimit
Pas depozitimit në Kuvend të projektligjit që kërkon ndryshimin e ligjit për mbetjet, duke lejuar importin e disa kategorive, deputeti i PS dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Veprimtarisë, Eduart Shalsi ka deklaruar se iniciativa ka si qëllim shmangien e falimentimit të industrisë ricikluese në Shqipëri. "Disa vjet më parë qeveria mori masën e moratoriumit për mbetjet. Shpresonim që industria e riciklimit të përdorte sa më shumë lëndë vendase, por ishte e pa mjaftueshme për të mbajtur industritë në gjendje pune.
Qeveria rikthen importin e mbetjeve, amendon ligjin që ndryshoi 3 vjet më parë
Në Parlament është depozituar disa ditë më parë një projektligj i hartuar nga Ministria e Mjedisit, Shoqatat e Ricikluesve dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, që lejon importin e mbetjeve, inerteve, në Shqipëri për qëllime riciklimi.