Importi i plehrave nuk u ndalua në 2013, vetëm u pezullua

Postuar në 03 Tetor, 2016 12:38

Shkresat që dalin i japin të drejtë qeverisë se qytetarët kanë qenë të painformuar mbi planin e kryeministrit Rama për importin e mbetjeve. Relacioni i ligjit të shumëdebatuar “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i miratuar në seancën e 22 shtatorit vetëm me votat e maxhorancës, nxjerr në pah një “pakt të fshehtë” të arritur që në vitin 2013 me industrinë e ricikluesve ose një manovër të qeverisë për të justifikuar ndryshimin e qëndrimit lidhur me importin e mbetjeve, shkruan Panorama.

Në relacionin e ligjit të vitit 2016 theksohet se ndalimi i parë që iu bë importit të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në vitin 2013 u bë vetëm për një periudhë 2- vjeçare, derisa qeveria të forconte institucionet.

Por, në relacionin që shoqëronte ligjin e menaxhimit të integruar të vitit 2013, një referencë e tillë nuk ekziston. Nga ana tjetër, fjalia “amendamentet e propozuara do të jenë në formën e dispozitave tranzitore me afat jo më tepër se 2 vite nga miratimi” është qartësisht në sinkron me veprimin e qeverisë sot. Të vetmit që dalin të tradhtuar janë shoqëria civile, e cila kishte mbledhur firmat për referendum dhe këto firma u zhbënë nga veprimi i qeverisë në tetor 2013

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.