Siri, armëpushimi nuk mban. Koalicioni i Perëndimit godet pozicionet e ushtrisë siriane: Komanda amerikane: “Mendonim se ishin militantë të ISIS”

Postuar në 17 Shtator, 2016 23:27

Armëpushimi në Siri rezultoi një teatër i nivelit më të lartë, teksa sot goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, sollën vdekjen e të paktën 62 ushtarëve të ushtrisë së rregullt siriane. Komanda Qendrore amerikane pranoi sulmet në lindje të vendit, në Dir al-Zour por shtoi se ato mendohej se drejtoheshin ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik. Sipas kësaj komande, sapo është mësuar se në zonë ndodheshin ushtarë të Damaskut, sulmet janë ndalur.

“Qendra për Operacionet e Kombinuara Ajrore kishte informuar më herë rusët për sulmet”, citohet deklarata e Komandës amerikane. Ndërkohë nga Moska vijnë dy qëndrime: së pari se “gabimi amerikane vjen si pasojë e refuzimit të tyre për të koordinuar veprimet me rusët” dhe së dyti se është shumë e vështirë aktualisht që Damsku të përmbahet ndaj një kundërveprimi.

Nëse armëpushimi do të prishet atëherë edhe opsioni i një operacioneve të përbashkëta ruso-amerikane ndaj grupeve Jabhat Fateh al – Sham dhe ISIS nuk do të realizohen. Kjo sepse sipas marrëveshjes së armëpushimit ai duhet të zgjasë shtatë ditë në mënyrë që të vërë në jetë koaliconin e madh ruso-amerikan.

Gjenerali rus Viktor Poznikhir ka deklaruar se vetëm në 24 orët e fundit ka patur 55 sulme nga rebelët që kanë rezultuar në vdekjen e 12 civilëve. BBC-ja njofton për një takim të grupeve të ndryshme në terren, çka në çdo rast sinjalizon se armëpushimi nuk do të funksionojë. Rusia dhe SHBA ndahen thellësisht për atë që ndodh në Siri e me gjasë për planin e paqes për të, i cili për amerikanët kalon nga ndarja e vendit. 

 

http://www.bbc.com/news/world-middle-east-37398721

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.