Karagjozllëku i AMF-së/Deklaroi se çmimet e sigurimeve i vendos tregu, se do të analizonte, kurse sot kërkon nga kompanitë anullimin e rritjes
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anulojnë vendimin për rritjen e tarifave të sigurimit për automjetet. Ky është qëndrimi i tretë i kësaj agjencie, pasi ditën e parë u dol me qëndrimin se tregu vetërregullohet. Mandej Autoriteti deklaroi se do të analizonte atë që po ndodhte dhe sot del me kërkesën për ulje.
“Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti, arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike. Rritja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa njoftuar këtë institcuion ashtu si kërkohet nga rregulloret në fuqi. Si rrjedhojë kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të tarifave të reja,” thuhet në letrën zyrtare.
Rritja ishte me 30% nga të gjitha kompanitë, në një shprehje jo vetëm arrogance, por edhe të situatës së oligopolit. AMF-ja ka reaguar kështu pas pakënaqësisë që provokoi vendimi i kompanive, pra pa iniciativën e vet, nën presion dhe me një raport me publikun të një karagjozi të denjë vetëm për qeverinë nga varet.
Add new comment