Një ortakëri që është interes publik

Postuar në 07 Gusht, 2016 14:24

Sot portali “Boldnews”, ka publikuar disa dokumente që hedhin dritë njëfarësoj mbi aktivtetet e Carlo Bollinos, një binznesmen italian që operon në Shqipëri qysh prej vitit 1992 dhe ka qenë përherë mik i të gjitha qeverive. Pavarësisht se portali në fjalë pretendon për errësirën e lidhgjeve të Bollinos dhe ngre dyshime mbi aktivitetet e tij, me interes është një lidhje biznesi e dokumentuar mes tre personave: Carlo Bollino, Guido Ottolenghi – pronar i “Petrolifera” në Vlorë dhe Gjergj Bojaxhi, administrator i “Everest Oil”, një kompani ndër më fitimprurëset në sektorin e hidrokarbureve.

Nën hetim është edhe “Everest Oil” e cila administrohet nga Gjergj Bojaxhi dhe ka për ortak kompaninë “Superba S.R.L”. Të tre këto kompani janë përfshirë në një skemë të fshehjes së ardhurave duke transferuar miliona euro në zona offshore për tu shmangur nga taksat shqiptare. Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori, një nga pronarët e shoqërisë italiane “Superba S.R.L”, Guido Ottolenghi, rezulton të jetë njëherësh edhe pronar i kompanisë që operon në Vlorë “La Petrolifera”. Sipas hetimeve të prokurorisë, shoqëritë “La Petrolifera”, “Superba S.R.L” dhe “ARMO” dyshohet të kenë qarkulluar në llogaritë e kompanisë “Everest Oil” të administruar nga Bojaxhiu shuma të mëdha parash në formën e kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 milion dollarë amerikanë”, shkruan “Boldnews”.

Kjo është çështje e prokurorisë, nëse ka një gjë të tillë në Shqipëri, por fakti interesant është ortakëria e Bojaxhiut me pronarin e “Petrolifera”, ndërkohë që vetë drejton kompani hidrokarburesh. Nuk dihet si qëndron raporti i kompanive me Drejtorinë e Tatimeve, por për këtë ndoshta nuk është aq e vështirë të merret informacion, sa kohë që pretendohet se ka edhe një hetim. E rëndësishme këtu është të kuptohet se Bojaxhiu, i parë shpesh si njeriu ndryshe në politikë, në të vërtetë rezulton pjesë e sistemit aktual të një ekonomie që nuk ka asnjë raport transparent. Të paktën kështu si raportohet nga media, e që duhet thënë se nuk është përgjënjeshtruar. Bojaxhi pretendon të luajë në politikë me imazhin e politikanit ndryshe. Por nuk mund ta bëjë këtë duke mbajtur në errësirë nga publiku biznesin e tij. 

 

Comments

Submitted by Doganieri Digjital (not verified) on

Bojaxhiu nuk mendon vetem per Tiranen por edhe per pasurite e shqipetareve.Menyra si punon gjergji dhe italianet(lidhjet e forta ne itali me bollinon) ne nje situate te izoluar nga syri i autoriteve serish ka per te dal pa lagur.Shtetin keta zuzar po e rrjepin cdo dite duke mos pare masakrat fiskale qe behen tek ato magazina se cfare hyn e se cfare del e se cfare perzihet.Keshtu qe sa te kete situaten ne kontroll bojaxhiu me shifrat dhe kur askush nga institucionet nuk di se cbehet duke i mbajtur larg te gjithe nga syri teknologjik do lyej e do laj para me shume shifra ne favor te vetes. Ne ato magazina dalin ne treg miliona litra ne erresire te plote dhe me kete shefe dogane qe eshte qe sja ka haberin fare se cndodh ne zgjedhjen e rradhes gjergjin e kena deputet ne parlament.Bota i ka ne kontroll cdo liter hidrokarburesh neper mgazina kurse ne i leme ne duar te hajduteve me cizme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.