petrolifera

Një ortakëri që është interes publik

Postuar në 07 Gusht, 2016 14:24

Sot portali “Boldnews”, ka publikuar disa dokumente që hedhin dritë njëfarësoj mbi aktivtetet e Carlo Bollinos, një binznesmen italian që operon në Shqipëri qysh prej vitit 1992 dhe ka qenë përherë mik i të gjitha qeverive. Pavarësisht se portali në fjalë pretendon për errësirën e lidhgjeve të Bollinos dhe ngre dyshime mbi aktivitetet e tij, me interes është një lidhje biznesi e dokumentuar mes tre personave: Carlo Bollino, Guido Ottolenghi – pronar i “Petrolifera” në Vlorë dhe Gjergj Bojaxhi, administrator i “Everest Oil”, një kompani ndër më fitimprurëset në sektorin e hidrokarbureve.

Ministrja e Mbrojtjes: Katastrofë mjedisore në Zvërnec (Video)

Postuar në 24 Maj, 2016 11:49

“Katastrofë mjedisore në ‪Zvërnec‬. Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te ‪‎Petrolifera‬. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e ‪Shqipërisë‬ dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ‪ZERO‬ tolerancë për përgjegjesit”. Kështu shkruhet në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka dhënë alarmin.

Subscribe to RSS - petrolifera