Ministrja e Mbrojtjes: Katastrofë mjedisore në Zvërnec (Video)
“Katastrofë mjedisore në Zvërnec. Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e Shqipërisë dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ZERO tolerancë për përgjegjesit”. Kështu shkruhet në profilin në Facebook të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka dhënë alarmin. Zona në fjalë është nga ato që përfliten për aktivitete të mdha informale dhe nuk përjashtohet që shqetësimi i ministres për mjedisin, të lidhet me ndonjë ndërhyrje.
Add new comment