ortakeria

Gjëegjëza mediatike e “të pavarurit” Armand Duka

Postuar në 19 Janar, 2018 19:53

Dje u zhvillua ndoshta debati i parë publik, i tërthortë mes atyre që mendojnë se në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të ketë ndryshim dhe mes atyre që thonë se kandidatura e Bashkim Finos është e papranueshme. Mes këtyre të fundit ishte edhe Denis Bastari, sekretar Administrativ i FShF-së. 

Teza qendrore e diskutimit në “Opinion” të Tv Klan ishte se Fino vjen nga politika, rrjedhimisht nuk mund të konsiderohet si kandidat i përshtatshëm, por si një person që përfaqëson zgjatimin e qeverisë mbi FSHF. 

Ortakëria që duhet ndalur

Postuar në 28 Prill, 2017 15:15

Qarku po vjen e mbyllet drejt dy njerëzve që tërheqin zvarrë mullirin qeverisës, mulli që në katër vite e ka destabilizuar, zhbalancuar, politizuar, kriminalizuar, kanabizuar Shqipërinë dhe ka nxjerrë rreth 450000 shtetas jashtë vendit, në një jetë e të ardhme të pasigurt. Përpjekja europiane përmes dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckstein për një zgjidhje të krizës ditën e martë, 25 prill 2017, thuhet se dështoi me sukses të plotë.

Një ortakëri që është interes publik

Postuar në 07 Gusht, 2016 14:24

Sot portali “Boldnews”, ka publikuar disa dokumente që hedhin dritë njëfarësoj mbi aktivtetet e Carlo Bollinos, një binznesmen italian që operon në Shqipëri qysh prej vitit 1992 dhe ka qenë përherë mik i të gjitha qeverive. Pavarësisht se portali në fjalë pretendon për errësirën e lidhgjeve të Bollinos dhe ngre dyshime mbi aktivitetet e tij, me interes është një lidhje biznesi e dokumentuar mes tre personave: Carlo Bollino, Guido Ottolenghi – pronar i “Petrolifera” në Vlorë dhe Gjergj Bojaxhi, administrator i “Everest Oil”, një kompani ndër më fitimprurëset në sektorin e hidrokarbureve.

Subscribe to RSS - ortakeria