Sulm me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Londër

Postuar në 04 Gusht, 2016 09:33

Londra është qyteti i radhës ku si pasojë e një sulmi me thikë ka patur 1 viktimë e 5 të plagosur. Autori është një 19 vjeçar, i cili crau me thikë një grua 60 vjeçare dhe plagosi 5 të tjerë. E përbashkëta me sulmet në Francë dhe Gjermani është se autori është një 19 vjeçar. Policia nuk përjashton që motivi i sulmit të jetë  terrorizmi. Sipas Dailymail sulmi ndodhi në të njëjtën zonë ku në vitin 2005, 26 persona vdiqën si pasojë e shpërthimit të bombës në metro të Londrës.

"Shenjat e hershme tregojnë se shëndeti mendor i autorit të krimit është një faktor i rëndësishëm në këtë rast dhe duhet të hetohen në thellësi. Natyrisht, në këtë fazë të gjitha opsionet janë të hapura, ndërsa mundësia e terrorizmit si një nxitje, po ashtu duhet të hetohet ", tha Mark Raleigh, oficer i policisë metropolitane në Londër.

Në komunikimin zyrtar, Scotland Yard tha se një pistat që duhet konsideruar është që 19 vjeçar të ketë patur probleme psikologjike. Rasti është duke u hetuar nga seksioni i vrasjeve dhe  seksion dhe departamenti anti-terrorist. Sulmi erdhi orë pas njoftimit të autoriteteve britanike se në rrugët e Londrës do të patrullojnë shtesë 600 policë të armatosur në një përpjekje për të rritur ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.