Koncesionet, 6% e PBB-së. "Petrolifera", rekord fitimesh. Me humbje, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve
Petrolifera, Tirana Airport Partners dhe pasaportat janë tre koncesionet me më shumë fitim në Shqipëri. Sipas një raportimi të Top-Channel, norma e fitimit të tyre është mbi normalen, teksa koncesioni i parë arkëton 52% fitim, ndërsa dy koncesionet e tjera, përkatësisht 33% dhe 39%.
Në total koncesionet janë investimet më fitimprurëse në vend, që do të thotë kapitalizim i shërbimeve publike përmes një menaxhimi të privatit. Përfundimi: fitime marramendëse, por edhe kosto për qytetarët në disa raste.
“Top Channel shqyrtoi bilancet e 15 koncesioneve më të mëdha në vend, pa përfshirë hidroncentralet. Të dhënat tregojne se në dy vitet e fundit, xhiroja e tyre vjetore ka qenë mesatarisht 81 miliardë lekë, ose gati 600 mln euro. Kjo është sa 6 përqind e Prodhimit Kombëtar”, raporton TCH.
Me bilance negative rezultojnë koncesionet e pullave fiskale dhe ai i markimit të karburanteve, që të dy artificialë dhe me idenë e një shërbimi ekskluziv. Përveç fitimit disa konçesione nuk kanë rritur shërbimin për qyyetarët dhe Rinasi me kolaudimin mbajnë rekordin.
Add new comment