pbb

10 mijë vetë më pak në skemën e ndihmës ekonomike

Postuar në 22 Shkurt, 2018 10:25

Ankesat e qytetarëve për skemën e re të ndihmës ekonomike dhe mungesa e të dhënave nga qeveria për numrin e përfituesve gjatë muajve dhjetor 2017-janar 2018 ka krijuar dyshime se ka shkurtime të mëdha në këto lista. Plan-pagesat e 11-mujorit 2017, tregojnë se jashtë skeme mund të jenë lënë afro 10 mijë familje.

Tema Tv

Koncesionet, 6% e PBB-së. "Petrolifera", rekord fitimesh. Me humbje, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve

Postuar në 29 Korrik, 2016 15:57

Petrolifera, Tirana Airport Partners dhe pasaportat janë tre koncesionet me më shumë fitim në Shqipëri. Sipas një raportimi të Top-Channel, norma e fitimit të tyre është mbi normalen, teksa koncesioni i parë arkëton 52% fitim, ndërsa dy koncesionet e tjera, përkatësisht 33% dhe 39%.
Në total koncesionet janë investimet më fitimprurëse në vend, që do të thotë kapitalizim i shërbimeve publike përmes një menaxhimi të privatit. Përfundimi: fitime marramendëse, por edhe kosto për qytetarët në disa raste.

Loja me statistikat e bazuara vetëm te numëruesi

Postuar në 27 Korrik, 2016 18:45

Ditët e fundit, në mediat shqiptare u raportua se borxhi publik shqiptar u rrit këtë vit. Javët e fundit, në mediat amerikane u raportua se numri i njerzve me ngjyrë të vrarë nga policia është përpjestimisht më i lartë se i të bardhve.

Të dyja raportimet janë të sakta, por tregojnë vetëm gjysmën e së vërtetës – ato bazohen vetëm në numëruesin e thyesës, duke lënë në hije emëruesin e saj.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike*

Postuar në 28 Prill, 2016 08:01

Treguesi “Prodhim i Brendshëm Bruto” (PBB), i cili është treguesi kryesor i rritjes ekonomike,  përfaqëson atë pjesë të vlerës monetare të produkteve dhe shërbimeve që krijohet brenda vendit. Shqipëria pati një rritje të shpejtë të PBB-së në periudhën 1992-2008 (rritja mesatare vjetore reale: 6.1%), duke patur si motor për këtë rritje kërkesën e jashtëzakonshme – ose më saktë, urinë – për mallra të konsumit të gjerë dhe për banesa më dinjitoze. Motori i mësipërm pati si karburant kryesor dërgesat valutore të emigrantëve dhe paratë e nëndheshme të trafiqeve ilegale.

Pse puna e grave nuk llogaritet si prodhim?

Postuar në 15 Prill, 2016 17:09

Është bërë një tregues kaq i njohur sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se krijimi dhe matja e PBB-së bazohet në shumë supozime dhe vlerësime. Por mes këtyre supozimeve dhe vlerësimeve, dy faktorë janë përjashtuar dhe nuk merren parasysh: ndryshimet në treguesit e mjedisit; dhe puna e papaguar në shtëpi apo puna vullnetare.

Borxhi real është 83% i PBB-së

Postuar në 01 Shkurt, 2016 16:51

Një raport i FMN-së për transparencën fiskale, publikuar në muajin janar, evidenton se borxhi publik i Shqipërisë është më i lartë sesa është deklaruar deri më tani. 83% vlerësohet borxhi, ndërkohë që shifra më e lartë e përcjellë deri më tani ka qenë 72%.

Subscribe to RSS - pbb