Krizë Shqipëri-Greqi, apo PS- Greqi?
Ka disa kohë që kriza në marrëdhëniet me Greqinë është evidente. Por ajo që nuk kuptohet mirë është se cilat janë përmasat e kësaj krize e cila u tonifikua edhe më në planin verbal e deklarativ pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Është e qartë se politika shqiptare po luan për qëllime elektorale e në funksion të aleancave me çështjet që ngërthejnë marëdhëniet me Greqinë. Ky tension priret të çlirojë energji favorizuese për retorikën nacionaliste, çka nuk e bashkon të gjithë klasën politike shqiptare. Një e dhënë për këtë është ceremonia e dhënies nga presidenti i Republikës, i titullit “Për Merita të veçanta civile”, ambasadorit të Greqisë në Tiranë, Lonidas C. Rokanas(http://president.al/?p=34708).
Në këtë ceremoni të zhvilluar 6 ditë më parë kanë munguar përfaqësues politikë e parlamentarë të Partisë Socialiste, apo edhe nga Ministria e Jashtme. Nga njoftimi për shtyp i Presidencës, në të cilin marrëdhëniet me Greqinë cilësohen strategjike, shihet se në takim janë prezent ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Vangjel Dule e Vangjel Tavo si përfaqësues politikë të minoritetit apo me origjinë nga minoriteti. Partia Demorkatike përfaqësohet me Tritan Shehun, ndërkohë që nuk mungojnë as ambasadori amerikan Donald Lu e ajo e BE-së, Romana Vlahutin. PS-ja, forca kryesore qeverisëse mungon, duke dhënë sinjale të qarta të distancimit nga Athina zyrtare.
Add new comment