Vetëm 100 lekë - kaq vlejnë fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për Presidentin e Republikës
Padia e Presidentit Bujar Nishani ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për cënimit të nderit dhe personalitetit, nëse gjykohet si e drejtë nga gjykata, do ta ngarkojë Veliaj me vetëm 100 lekë dëm. "Nëpërmjet çështjes civile nr. 9499, e regjistruar më sot më 19.05.2016 parën Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, Presidenti i Republikes se Shqiperise Z.Bujar Nishani ka paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për “Shkaktim Dëmi”. Presidenti i Republikës ka kërkuar detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërbleje për dëmin moral të pësuar prej cënimit të nderit dhe personalitetit. Për këtë gjë, Nishani ka kërkuar një dëmshpërblim monetar në vlerën e vetëm 100 lekëve. Gjithashtu Presidenti ka kërkuar “detyrimin e palës se paditur te pergenjeshtroje deklaratat e bera duke publikuar me shpenzimet e veta ne emisionin ”Opinion” te TV Klan dhe mediat kombetare vendimin e Gjykates”, thuhet në padi.
Add new comment