Kategorizim i bizneseve sipas fitimit dhe jo sipas xhiros
Konfindustria do te paraqese si nje nga kerkesat kryesore per Paketen Fiskale 2017 ndryshimin e kategorizimit te bizneseve sipas qarkullimit vjetor si veprim I domosdoshem per formalizimin e ekonomise. Legjislacioni ne fuqi kategorizon bizneset ne te ashtuquajtur te “vegjel” me qarkullim vjetor deri ne 5 milion dhe 8 milion leke, qe perfitojne perjashtim te plote dhe/ose pjesor nga tatimet. Konfindustria, mbeshtetur ne praktikat e vendeve themeluese me te zhvilluara te BE do te kerkoje, qe zbatimi i perkrahjes fiskale per bizneset e ashtuquajtur te “vegjel’ te mbeshtetet ne fitimin dhe jo qarkullimin vjetor.
Konfindustria vlereson, se ndarja e sotme ka shtuar ndjeshem rezistencen e bizneseve te“vegjel” per mosleshimin e faturave tatimore per biznesin e “madh’, duke shkaktuar drejtperdrejt prodhim te evazionit fiskal ne gjithe ekonomine vendore. Bizneset ne pamundesi per shkarkimin e faturave dhe perballe rrezikut te falimentit, detyrohen te fshehin shitjet, te hyjne ne spiralen e evazionit dhe si rrjedhim te jene lehtesisht te goditshem nga institucionet fiskale, duke krijuar kushte objektive edhe per korrupsion.
“Pasojat e dukurise se mesipeme jane te renda per ekonomine vendore, sepse - ve ne pozite te veshtire biznesin “e madh”, -ul te ardhurat per buxhetin e shtetit,- minon aksionin e ekzekutivit per luften kunder informalitetit, - rendon mjedisin e biznesit dhe - ul konkurencen e vendit per terheqjen e investimeve.
Shqiperia rradhitet ne vendet e fundit ne rajon per investimet e huaja, shkalla e evazionit fiskal arrin deri ne 50% te PBB dhe mosrealizimi I te ardhurave buxhetore ne vitin 2015 ishin ne nivelin historik me te larte prej afer 400 milion $”-thuhet në njoftimin e Konfindustrias.
Add new comment