Zbulohet një galaktikë e përbërë nga Materie e Errët
Astronomët në Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA) në Kili kanë zbuluar së fundmi një galaktikë të përbërë vetëm nga Materia e Errët, e cila përbën ¾ e materies së universit. Mbi këtë të fundit nuk dihet thuajse asgjë dhe ajo është e padedektueshme përmes valëve elektromagnetike, radioaktivitetit apo edhe dritës. E vetmja mënyrë për të vëzhguar prezencën e saj është deformimi që shkakon ajo përmes gravitetit. Edhe zbulimi i fundit u bë nga vëzhgimi i një deformimi të vënë re në imazhet e një galaktike, SDP.81, e cila qarkohej nga një zonë pa yje. Astronomët arritën në përfundimin se pamundësia për të identifikuar një objekt të vetëm në këtë rajon vinte si pasojë e faktit se masa kompakte në fjalë ishte në fakt një galaktikë e përbërë nga Materie e Errët. Zbulimi bazohet mbi një parashikim të Ajnshtajnit, i cili sugjeroi se drita e yjeve që udhëton në hapësirë mund të shërbejë si lente kozmike në raport me gravitetin. Në rastin konkret drita që godet galaktikën fqinje me atë të përbërë nga Materia e Errët deformohet në kufijtë e “kontaktit” si pasojë e gravitetit, duke përcjellë kështu për vëzhguesin të dhëna të cilat nuk mund të vëzhgohen direkt me instrumentet aktuale.
http://www.space.com/32768-magnifying-glass-reveals-dark-matter-galaxy.h...
Add new comment