Tërmeti shkatërrimtar në Japoni, 65 mijë persona pa shtëpi (Video)

Postuar në 16 Prill, 2016 13:13

Mbi 20  persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi të premten qytetin Kumamoto, në jug-perëndim të Japonisë. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa tronditjet e forta të tokës kanë shkatërruar banesa të shumta, zjarre dhe rrëshqitje dheu. Dy tronditje e së premtes me një manjitusë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter, pasuan tërmetin e së enjtes 6.2 i shkallës Rihter në ishullin Kiushu. Rreth 20 mijë trupa të emergjencës civile janë angazhuar për të shpëtuar të plaogsurit.. Rreth 65 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi, mbi 200 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rrugët janë shkatërruar krejtësisht. Japonia është një vend me aktivitet të lartë zizmik. Në vitin 2011 një tërmet i fuqishëm goditi vendin, çka shkaktoi një cunami të madh dhe një aksident me pasoja katastrofike në centralin bërthamor në Fukushima.

 

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

T'i lutemi zotit mos te ndodhe tek ne.
C'do ndertim qe eshte bere keto 25 vjet, eshte jashte c'do norme e standarti ndertimi, jashte c'do kushti teknik, dhe qe te ndodhe si ne Japoni apo gjetke, ketu tek ne do te behet nje vaterlo e vertete.
T'i lutemi zotit.
Amin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.