Drejtori i CEZ-Albania, çeku Hajsek nën akuzë për vjedhjen e 5 milionë $. A është ende Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ më e mira?
Ish-drejtori i kompanisë CEZ – Albania, Josef Hajsek, është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ia kakomunikuar atë zyrtarisht. “Nga hetimet ka rezultuar se, çeku në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj, kanë arritur t’i vjedhin buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve te dy këta shtetas kanë plotësuar bilance sikur kompania “DIA” ka mbledhur borxhet, por realisht kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndërkohë më pas nga kompania CEZ është paguar përqindja që i takonte kompanisë “DIA”. Mësohet se komunikimi i akuzës i është bërë me postë Hajsek dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga Ministria e Drejtësisë”, raporton Tv Klan. Ndaj Hajsek kishte nisur hetimi, por aktualisht Prokuroria ka formuluar akuzën.
Në këto kushte, kur drejtori i kompanisë vihet nën një akuzë të tillë, Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ, që u nënshkrua nga kjo qeveri, del në dritë jo të mirë. Nëse Hajsek ka dëmtuar financat e shtetit shqiptar me 5 milionë dollarë, si vallë është kryer negociimi kaq bujar me CEZ, e cila duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e drejtuesit të vet. Gjithçka që po del i bën pis të gjithë, duke ua konfirmuar statusin e hajdutit.
http://tvklan.al/web/i-vodhi-shtetit-5-milione-prokuroria-i-komunikon-ak...
Add new comment