Bllokim Kuvendit nëse nuk dërgohen në Kushtetuese mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt
Partia Demokratike ka vendosur sot përmes Grupit Parlamentar bllokimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk vendoset dërgimi në Gjykatë Kushtetuese i shqyrtimit të mandatit të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Për Sulin seancën e kaluar u votua kundër, ndërkohë që në Kushtetuese është dërguar vetëm çështja e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. E njëjta gjë kërkohet edhe për Sulin dhe nënkryetaren e Parlamentit, Valentina Leskaj.
Add new comment