Aksi i Hënës ka ndryshuar me 6 gradë

Postuar në 23 Mars, 2016 23:22

Hëna, sateliti natyror i tokës, nuk ka patur këtë aks që ka sot. Disa shkencëtarë të Universitetit Southern Methodist në Dallas të SHBA-ve kanë zbuuar se 3 miliardë vjet më parë aksi i Hënës ndryshoi. Zbulimi i kryer pas vlerësimit të të dhënave të marra nga NASA, për identigikimin e hidrogjenitpolar të Hënës. Ky element, i detektuar nga instrumentet orbitale presupozohet se është në formë akulli, i fshehur nga Dielli, në kratere që qarkojnë polet jugorë dhe veriorë të Hënës. Ekspozimi i drejtpërdrejt ndaj Diellit do të të sillte shkrirjen dhe daljen e hidrogjenit në hapësirë. Pra hidrogjeni është tregues i orientimit të Hënës. Nga të dhënat u vunë re gjurmë akulli në distancë të njëjtë nga të dy polet e Hënës dhe nga analiza statistikore dhe modelimi i kryer, u konkludua se aksi i Hënës ka lëvizur me 6 gradë përgjatë 1 miliardë viteve. Kjo është sikur aksi i Tokës të shkonte nga Antarktida në Australi. Ndryshimi i faturohet aktivitetit vullkanik. 

 

http://phys.org/news/2016-03-earth-moon-axis-billions-years.html#nRlv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.