aksi
Aksi i Hënës ka ndryshuar me 6 gradë
Hëna, sateliti natyror i tokës, nuk ka patur këtë aks që ka sot. Disa shkencëtarë të Universitetit Southern Methodist në Dallas të SHBA-ve kanë zbuuar se 3 miliardë vjet më parë aksi i Hënës ndryshoi. Zbulimi i kryer pas vlerësimit të të dhënave të marra nga NASA, për identigikimin e hidrogjenitpolar të Hënës. Ky element, i detektuar nga instrumentet orbitale presupozohet se është në formë akulli, i fshehur nga Dielli, në kratere që qarkojnë polet jugorë dhe veriorë të Hënës. Ekspozimi i drejtpërdrejt ndaj Diellit do të të sillte shkrirjen dhe daljen e hidrogjenit në hapësirë.