Auditim i financimeve të partive dhe mundësia e financimit 100% nga shteti. Po kontrata me “Podesta” është vërtet me vlerën “0”?

Postuar në 21 Mars, 2016 19:40

Partia Demokratike duket se nuk ka më asnjë opsion të jashtëzakonshëm për zgjedhjet. Në ndryshim nga kundërshtarët e vet në qeveri që ecin me plane A.B,C, gjithë një bashkësi hipotezash që bazohen tek “famëkeqja” “Nëse”, PD-ja i sheh zgjedhjet si të mundshme vetëm në vitin e tyre normal, 2017. Të paktën kjo rezulton nga deklarimet e kreut të saj, Lulzim Basha, i cili gjatë një takimi me shqiptarët e organizatës “Vatra” në SHBA, ka folur për garancitë që do të kërkojë opozita. “Së pari, votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës. Së dyti, kufizimin e përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat. Dhe së treti, auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin, por sa shpenzojnë. Parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit ku kanë ardhur e ku tashmë janë të paligjshëm në raport me legjislacionin e vendit, në raport me ligjin për dekriminalizimin”, tha Basha. Alibi ose jo, minimi i besimit ndaj zgjedhjeve sapo ka nisur si zakonisht. E vetmja mënyrë që do të eliminonte këto dokrra parimore që i dëgjojmë nga çdo lloj opozite është sondazhi, ai real, i vërtetë, që si në çdo vend të Perëndimit jep të dhëna me saktësi të madhe mbi peshën dhe perceptimin e secilës forcë në një vend. Dhe siç është përvoja, sondazhet serioze rrallë përgënjeshtrohen në zgjedhje. Në Shqipëri, partitë politike, edhe ajo e Lulzim Bashës, paguajnë miliona për kompani të huaja që t’u bëjnë sondazhe, nuk dihet nga vijnë këto para dhe sërish rezultatet i mbajën të fshehta nga publiku. Po kështu, zotëria ka shumë të drejtë në kërkesat e mësipërme, por a mund të besohet ajo që deklaroi para dy ditësh, se kontrata e tij me grupin “Podesta” është falas? Ka gjë falas në politikë? Nëse po, le të na e faktojë z. Basha.

 

http://www.pd.al/2016/03/zgjedhjet-e-lira-dhe-te-ndershme-jane-domosdosh...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.