vatra
Auditim i financimeve të partive dhe mundësia e financimit 100% nga shteti. Po kontrata me “Podesta” është vërtet me vlerën “0”?
Partia Demokratike duket se nuk ka më asnjë opsion të jashtëzakonshëm për zgjedhjet. Në ndryshim nga kundërshtarët e vet në qeveri që ecin me plane A.B,C, gjithë një bashkësi hipotezash që bazohen tek “famëkeqja” “Nëse”, PD-ja i sheh zgjedhjet si të mundshme vetëm në vitin e tyre normal, 2017. Të paktën kjo rezulton nga deklarimet e kreut të saj, Lulzim Basha, i cili gjatë një takimi me shqiptarët e organizatës “Vatra” në SHBA, ka folur për garancitë që do të kërkojë opozita.