Bashkëfajësia e medias

Postuar në 25 Shkurt, 2016 20:20
Gëzim Mekuli
"Mediat tona" do të duhej të ishin një forum ku do të prodhonte mirëkuptim të shumanshëm. Gazetaria e tillë do të kuronte shoqërinë tonë të stërlodhur nga tensionet e panevojshme partiake dhe do të krijontë një ambient të domiuar nga mirëkuptimi reciprok dhe ai i përgjithshëm. Etika mediale nënkupton gjithashtu, që gazetarët dhe gazetaret, enkas sot, do të duhej të rrezatonin kujdes, rrespekt dhe lojalitet ndaj njëri-tjetrit e jo ti fryjnë zjarrit; Jo të ftojnë në vëllavrasje.
 
Te dashur lexues,
Mu ashtu sic detyra e mjekut është që të parandalojë sëmurjen e rëndë dhe të shëroj të sëmurin, po ashtu gazetaret dhe gazetarët kanë obligim dhe përgjegjësi që të transmetojnë informacione objektive dhe të krijojnë një siguri të lartë dhe mirëqënie në hapsirën sociale ku ata jetojnë e veprojnë. Sic ekziston një etikë mjeksore, do të duhej të eksistonte edhe një etikë gazetareske!
Fushata e egër (e transportuar, ndihmuar dhe lansuar nga disa media ”shqiptare”) para publikut zgjoj ca pyetje-enigmë: A është duke u shfrytëzuar sot media për të forcuar shëndetin mental të pupullit shqiptarë? A është duke krijuar media shqipe raporte të mira, shoqërore e miqësore ndërmjet atyre që kanë pikëpamje të ndryshme mbi veprimtarinë politike, dhe atyre me opcione e mendime të ndryshme ndaj zgjidhjes së cështjes kombëtare?
A është duke u larguar (vetëdijshëm) apo cunguar përmbajtja informative që do kishtë rëndësi e nevojë për të kapur e kuptuar proceset politike, ekonomike e kulturore shqiptare?
A është qëllimi i pangopshëm komercial (parafituese), ai që është duke percaktuar se cka, kur dhe c'farë do të jetë si lajm për qeverinë dhe për ministrat e qeverisë, e c'farë jo?
 
Të nderuar lexues,
A janë duke dëmtuar, "ftohur ose varrosur" industrialistët medial vetitë dhe dhuntitë njërezore për bisedime e komunikime "sy ndër sy" e "gju në gju"?
A është koj industria më e madhe që po "tymon" sot në Kosovë, që po i detyron njërëzit të largohen nga njëri-tjetri dhe të mos angazhohen në ndihmimin, kërkesat dhe problemet e njërezve të tjerë? A është duke tentuar gazetaria e shitur në Kosovë që t'i imponojë popullit shqiptar të pranojë termin antihistorik, të falsifikuar ”Kosovar”, ne vend të atij Shqiptar? 
A po provon gazetaria jokombetare që shqiptarët e Kosovës të pranojnë qeverinë neo-sllave si qeveri të tyre kombëtare? Përse kjo gazetari, vazhdimisht, po mbronë korrupcionin dhe nepotizmin sikur këto të ishin vlera demokratike e civilizuese perëndimore?
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.