Jamarbrit i del emri, prishi ndërtime në Jalë për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik
Sot është kordinator i Partisë Demokratike, karrierë politike që ia dedikon vjehrrit të tij Sali Berisha. Jamarbër Malltezi ka denoncuar nga foltorja e PD-së çështje që sipas tij lidhin qeveritarë të sotëm me skandale korruptive. I specializuar në sektorin e urbanistikës dhe territorit, Jamarbër Malltezi është përmendur në një raport të Bankës Botërore se gjatë kohës që ka qenë drejtor i njësisë së kordinimit e ka përdorur projektin për menaxhimin e bregdetit të Jugut për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik. Siç thotë raporti projekti i BB-së u përdor për interesa të ngushta siç doli pas publikimit të një raporti investigimi të autorizuar nga vetë Banka Botërore posaçërisht për këtë çështje raporton Dita. Raporti i BB-së për këtë rast thoshte për Malltezin dhe ata që fshiheshin pas veprimeve të tij.
“Gjatë intervistave të bëra, Paneli ka ndeshur në lidhje korruptive. Ata po e përdorin projektin dhe burimet e tij për të pastruar zonen perreth Jales për një resort turistik. Natyra selektive e përdorur për të prishur ndertimet nga policia e ndertimit duket se mbështet idenë per te pastruar nje zone te caktuar”.
Edhe një kabllogram i Ambasadës Amerikane, zbuluar nga ëikileaks, botuar nga DITA e analizon skandalin.
Comments
Qysh ne paraqitje dhe ne ze,
Qysh ne paraqitje dhe ne ze, duket qe i eshte nenshtruar komplet se shoqes, duke qene i varur totalisht nga favoret e gateshme qe kane perfituar nga tangentopoli i te qenurit femijet e kryeministrit Berisha, gje qe e shoqja e ka ushtruar dhunshem kudo ku ka mundur dhe kudo ku i ka ecur.
Si rrjedhoje, ky dhenderush, ndofta edhe me ndonje mangesi potence mashkullore, duke patur keto miresi te medha, te perfituara ne menyre te shpejte, eshte detyruar, duke ulur koken dhe nenshtruar si njeri me nje karakter te perunjuri dhe duke mbyllur gojen edhe per paudhesite kapricioze te se shoqes, qe nuk jane te pakta.
Per kompensim te ketyre, i jane bere peshqesh poste te tilla ne PD, gje qe nuk eshte e veshtire per t'u konstatuar nga nje njeri me intelekt edhe me nivel nenmesatar, e jo per me teper.
Si perfundim, po te jete per aftesite e veta personale, njeriu dhenderush ne familien Vucidolase, nuk do ta kishin vene as roje per te hapur e mbyllur porten e oborrit te PD.
Add new comment