Raporti i BB
Jamarbrit i del emri, prishi ndërtime në Jalë për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik
Sot është kordinator i Partisë Demokratike, karrierë politike që ia dedikon vjehrrit të tij Sali Berisha. Jamarbër Malltezi ka denoncuar nga foltorja e PD-së çështje që sipas tij lidhin qeveritarë të sotëm me skandale korruptive. I specializuar në sektorin e urbanistikës dhe territorit, Jamarbër Malltezi është përmendur në një raport të Bankës Botërore se gjatë kohës që ka qenë drejtor i njësisë së kordinimit e ka përdorur projektin për menaxhimin e bregdetit të Jugut për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik.
BB: Shqipëria zbret 11 vende për pagimin e taksave
Shqipëria paraqitet sërish si vendi më pak i konkurrues në rajon. Sa i përket taksave më të larta dhe pagesës së tyre, Shqipëria lë pas në rajon vetëm Serbinë. Banka Botërore në raportin e indeksit të pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara me një humbje pre 11 vendesh në krahasim me një vit më parë.
Jemi ku e ku me Kosovën e Mqedoninë për lehtësitë e të bërit biznes. Zbresim 29 vende në renditjen e Bankës Botërore
Shqipëria humbet 29 vende në indeksin e të bërit biznes. Banka Botërore publikoi raportin vjetor që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës. Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015.
Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një viti më parë Shqipëria renditej e 68. Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.
Jemi ku e ku me Kosovën e Maqedoninë për lehtësitë e të bërit biznes. Zbresim 29 vende në renditjen e Bankës Botërore