malltezi
Sipas Malltezit në Butrint dalin nga Gjiknuri tek Endri Fuga dhe Erion Veliaj
Në studion e MCN Economy, përfaqësuesi i opozitës, eksperti Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se në Planin e Menaxhmit të Butrintit, janë të përfshirë studio dhe njësi biznesi që kanë lidhje me qeverinë aktuale. Sipas z. Malltezi një i afërm i Damian Gjiknurit ka përfshirje, ndërkohë që nuk mungojnë sipas tij, të afërm dhe familjarë të Endri Fugës, drejtor i Komunikimit në Kryeministri dhe Erion Veliajt. Më poshtë deklarimet e z. Malltezi:
Taulant Balla u qëllua për shkak të “të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike kundër krimit dhe korrupsionit”. A mund të mos qeshësh?
Një deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla, informoi institucionet e hetimit se është dhunuar fizikisht në Romë nga një mashkull dhe nga një femër. Mashkulli ishte me kapele dhe e ka qëlluar me grusht e pastaj me ndonjë shqelm. Kurse femra i ka lëshuar një hamburger nga koka. Balla identifikoi agresorët me Jamarbër Malltezin dhe Argita Malltezi. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon: Balla është deputet që e ka për zakon të ngrejë gishtin e akuzës në Parlament dhe nuk përjashtohet kostoja e ndonjë hamburgeri kokës.
Jamarbrit i del emri, prishi ndërtime në Jalë për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik
Sot është kordinator i Partisë Demokratike, karrierë politike që ia dedikon vjehrrit të tij Sali Berisha. Jamarbër Malltezi ka denoncuar nga foltorja e PD-së çështje që sipas tij lidhin qeveritarë të sotëm me skandale korruptive. I specializuar në sektorin e urbanistikës dhe territorit, Jamarbër Malltezi është përmendur në një raport të Bankës Botërore se gjatë kohës që ka qenë drejtor i njësisë së kordinimit e ka përdorur projektin për menaxhimin e bregdetit të Jugut për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik.
Intervista/Jamarbër Malltezi: Shqipëria, Republikë e miqve të Edi Ramës
Pyjet, mjedisi në tërësi, prej kohësh po kapitalizohen si burime ekonomike edhe në Shqipëri. Mjerisht pa një strategji dhe shpesh duke shkaktuar dëme. Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin i Partisë Demokratike, në një intervistë për “ResPublica.al”, akuzon zyrtarë të lartë të qeverisë, duke argumentuar sipas tij paaftësinë e tyre dhe mungesën e qartësisë në punët e ndërmarra. Duke folur për lejet ndërtimore, Malltezi akuzon kryeministrin për klientelizëm.