Heshtje nga LSI për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit
Një hollësi që mund të ketë kuptim, nisur nga trajtimi që disa media i bënë vizitës së John Kerryt në Tiranë. U nënvizua me forcë se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të takonte Ilir Metën, që mban detyrën e kryetarit të Kuvendit. Edhe gjatë vizitës së Victoria Nuland, pak muaj më parë u soll në vëmendje ky fakt. E vërteta është se axhenda e një zyrtari kaq të lartë si Kerry, nuk është se mund të lexohet gjithnjë me syzet simbolizuese të koniunkturës politike në Tiranë. Por duhet thënë se sot LSI-ja dhe as Kuvendi, nuk u prononcuan, as e përshëndetën vizitën e Kerryt. Që është e rëndësishme, për më tepër që LSI është forcë qeverisëse.
Ish-kryeministri Sali Berisha, e postoi një status në Facebook, duke vënë në dukje një foto të Bujar Nishanit. Një mesazh ky që mund të lexohet: “Unë e takova përmes njeriut tim”. Është e tepërt natyrisht që të flasësh për një izolim të Ilir Metës në planin ndërkombëtar, por këto mikrolojëra po shfrytëzohen mirë për ta dëmtuar imazhin e tij, edhe kështu jo i dëshiruar.
Add new comment