Debatet për Politikën e Jashtme/“Turqia nuk mund të jetë pol kryesor për Shqipërinë. Nuk mund të harrohen marrëdhëniet me Italinë”

Postuar në 06 Shkurt, 2016 19:31

Rrëzimi i rezolutës për Kosovën ka hapur disa diskutime në Parlament mbi Politikën e Jashtme. Ka një mendim të gjithëpranuar se ajo që thotë ministri i Jashtëm aktual është krejt pa peshë në adresimin e qëndrimeve dhe sfidave të Shqipërisë në lëmin e Politikës së Jashtme, meritojnë vëmendje disa qëndrime të ish-kryeministrit Sali Berisha, sidomos në drejtim të qëndrimit të qeverisë aktuale ndaj Turqisë, që i njeh prioritetin në partneritetin strategjik, apo edhe në “vjedhjen” e idesë së Davutoglusë për “zero probleme me fqinjët”. Po përcjellim më poshtë disa fragmente nga fjala e Berishës në Parlament, meqenëse temat e Politikës së Jashtme, rrallë ndodh që bëhen objekt i debatit politik në Shqipëri.

“Lidhur me partneritetin e parë strategjik dua te theksoj se ju sapo erdhet ne pushtet shpallët partneritetin strategjik me Turqinë, është kështu ajo jo? Nderkohe qe me Turqine kishin qene shume te mira dhe gjithnje ky vend ishte konsideruar partner strategjik. Mirepo atëherë kur e bene synet politik në top-kapi kryetarin tuaj Edi Rama, mos u shqetesoni se e kam fjalen per synet politik e jo fizik, ju partneritetin strategjik me Turqine e paraqitet si me kryesorin dhe bete sikur zbuluat boten... Ju, duke vendosur ne epiqender marredheniet e Shqiperise me Turqine, marredheniet me vendet e tjera i paraqiti si dytesore. Mjafton t'u kujtoj ketu se ne programin e qeverise tuaj qe paraqitet ne parlament, marredhenieve me Gjermanine dhe Francen kaloheshin me tre rrjeshta. Ketu, dua t'ju them unë që Turqia është një vend mik dhe nuk ka asnjë diskutim, por të mendosh që të jetë Turqia poli kryesor politik i Shqipërisë kjo është absurde dhe ju këtë përshtypje krijuat. Pastaj në Berlin. Gjermania është pa diskutim vendi kryesor i Europës. Po çfarë roli pati ky në samitin e Berlinit?Aty ata Rama mori rolin e hokatarit te darkes. Me shaka dhe barsoleta dhe mendoi se mbushi boshllëkun, po saç jeton gazi jetojnë dhe barsoletat, ikin. Dhe kjo është e vërteta. Per muaj dhe muaj te tere ju dhate te kuptohej se u harruan fare, se nuk ekzistojnë marredheniet me Italine. Në Europë, marrëveshjen e parë te partneritetit strategjik Shqipëria e ka firmosur me Italinë.

Çfarë nënkupton ajo marrëveshje? Mësoje prapë. Ajo marrëveshje nënkupton takime të përbashkëta qeveritare vjetore. Një marrëveshje të tillë Italia mike e ka edhe me Serbinë. Partneritetet strategjikë nuk janë për të ngjallur xhelozira as për të prishur marrëveshje. Jo. Meqe mashtron dhe thua qe nuk kemi zhvilluar takime me palen italiane, atehere mesoje.. Edhe tre javë pasi jam bërë kryeministër jam pritur nga autoritetet më të larta italiane, dhe kam bere vizita edhe kur ka qënë Berlusconi, edhe kur ka qënë Prodi, edhe kur ka qënë Mario Monti. Sikunder kam pritur ne Shqiperi kryeministrat e Italise. Nuk ka shkelur akoma piktori dështak në asnjë nga institucionet kryesore të atij vendi. Ka shkuar çdo javë në ëeekend, akoma nuk ka parë as Montecitorion as zyrën e kryeministrit. Piktorin dështak për serioz nuk e merr kush. E dini ju që me Mario Montin ne vendosëm TAP-in.

Ju , erdhët në pushtet me doktrinën e Davutoglusë, zero probleme me fqinjët…Davutoglu është një kryeministër për mua shumë i mirë, vjen nga bota akademike, një mendimtar i politikës, ka dhe një libër "Strategy in depth", keta i morën kapitullin e parë “zero problemeve me fqinjet ”, Bazuar ne vleresimin e Turqise si nje fuqi qendrore ai shpalli politiken e zero probleme me fqinjët. Mirepo Shqiperia nuk eshte nje fuqi qendrore ne rajon dhe shqiptaret jane një komb, një vend që i ka pjesëtarët e kombit të ndarë në pesë shtete të tjera??. Ku është kjo politikë, pa më thoni sot. Ku janë marrëdhëniet me Maqedoninë, Kosovën? Me Malin e zi, me Greqinë, me Turqinë? Ku janë keto marredhenie zoteri bazuar ne parimin zero probleme me fqinjet, me te cilin ju zevendesuat parimin e interesit kombetar”.  

 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/556287937865451:0

 

Comments

Submitted by Tini (not verified) on

Si mund te jete Turqia pol per Shqiperine kur Turqia sillet si Serbia ndaj Kurdeve. Nder shume e shume gjera te tjera.

Submitted by Symadhi (not verified) on

Turqia per ne, eshte nje pol NUL, as pozitiv e as negativ.
Per ne, pol eshte, Italia, gjermania, USA.
Pole e bole te tjere nuk na duhen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.