Bie kërkesa e PD për rezolutë që dënon dekorimin e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit
Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për miratimin e një rezolute nga parlamenti lidhur me dekorimin e bashkëpunëtorëve dhe hetuesve të regjimit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.Kërkesa është bërë në vazhdën e debatit që përfshiu vendin kur presekutori i profesor Sami Repishtit dhe At Zef Pllumit u dekorua nga Ministria e Mbrojtjes
Mirëpo, kërkesa e Partisë Demokratike është rrëzuar nga shumica në Konferencën e Kryetarëve. Ndërkohë, burime brenda PD-së theksojnë se do ta depozitojnë sërish rezolutën për dënimin e dhënies së dekoratave për personat që kanë qënë pjesë e sigurimit të shtetit. Ndërkohë diten e enjte, do të ketë seancë plenare dhe diskutime, lidhur me reformën në drejtësi dhe dekoratat.
Add new comment