“Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku kanë bërë krime dhe lëvizin të lirë”. Një mesazh për Tahirin?
Ambasadori amerikan në Tiranë është prononcuar sot gjatë një takimi për reformën në Drejtësi, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Donald Lu ka përmendur emra të njohur të cilët edhe pse akuzohen për shumëçka, lëvizin të lirë: “Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu. Një apel ky për ministrin e Brendshëm që e ka për detyrë të mbajë rendin, apo një mesazh që nënkupton se persona të tillë janë të lirë për shkak të lidhjeve me politikën?
Add new comment