Berisha: Djali i Makbule Çeços dhe djemtë e Arta Dades, të përfshirë në trafik. Policia po u mbyll dosjen
Pas qytetarit dixhital vjen edhe oficeri dixhital. Sali Berisha publikon sot në profilin e vet një denoncim të këtij të dytit, oficerit dixhital, që akuzon sërish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
“I nderuar zoti Berisha jam inspektor policie ne drejtorine e antidroges ne drejtorine e pergjitheshme te policise dhe dua te ju njoftoje se 6,2 ton droge e thare(kanabis)qe u sekuestruan gjate operacionit te datave 16-17.10.2015,ne Nivice te Tepelenes ishte e Artan Çeços djalit te Makbule Çeços dhe e Dabullve djemeve te deputetes Arta Dade. Ministri yne dhe drejtori i pergjitheshem i policise Qato kane urdheruar sipas tyre me porosi nga larte te mos behen publik emrat e pronarve te droges,mbasi jane te familjeve te njohura me funksione te larta ne politike. Po keshtu ndaj tyre gjer sot qe po ju shkruaj mesazhin nuk esht ndermarre asnje hetim,pra thjesht duan te mbyllin dosjen e tyre. Te tre keta individ ju njoftoj se ishin njekohesisht te perfshire fort ne ceshtjen e kokaines ne Xibrake. Kolubianet e Xibrakes ne Tirane i sterhonte ne hotelin e tije Artan Çeço,kurse Dabullet u tha se kishin si detyre sigurine e tyre gjate udhtimit per ne Elbasan! Njelloj si tani edhe ne kete çeshtje u mbrojten po nga policia me urdher nga lart dhe ndaj tyre nuk u muar asnje ndjejkje,emrat e tyre u fshine nga dosja. Ju dergova kete informacion me deshiren time qe ju ta beni publike duke ruajtur anonimatin per arsye se kjo mund te me kushtoj edhe jeten,me shume respekt per ju,A.P", përcjell Berisha.
Pas aksionit të Durrësit, ky denoncim i shtohet vazhdës së denoncimeve që përfshijnë ministrin e Brendshëm në afera të dyshimta.
A do të ketë ndonjëherë hetim për këto që publikon Berisha?
Add new comment