Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa
Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”. “Në avion ishin 217 pasagjerë dhe shtatë anëtarë ekuipazhi, kur aeroplani u ngrit nga Sharm al-Sheikhu, gjatë orëve të para të mëngjesit”, sqaroi Ministria. “Një ekip hetimor është nisur drejt vendngjarjes”, tha Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil.
Ndërkohë një oficer i tha për CNN se deri tani janë gjetur trupat e 100 personave, mes tyre 5 fëmijë. Ndërkohë është gjetur edhe kutia e zezë e avionit rus. Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në rrëzimin e avionit dhe urdhëroi qeverinë për të nisur një hetim zyrtar.
Add new comment