Deklarata e Trump: Pas fitores migrantët sirianë do t’i dërgoj në shtëpi
Donald Trump, kandidati në zgjedhjet paraprake mes republikanëve për presidencën amerikane, deklaroi sot se do të kthejë mijëra refugjatë sirianë drejt vendit të origjinës nëse ai zgjidhej në postin e kreut të shtetit, në muajin nëntor. Këto deklarata të Trumpit u trasmetuan në stacionin televiziv amerikan CNN. Ndërkohë AFP thotës se Rusia ka njoftuar një ditë më parë se aviacioni i saj ka nisur ndërhyrjen ushtarake ajrore në Siri ndaj grupit të Shtetit Islamik. Trump ka vlerësuar se kjo intervistë mund të ishte e vlefshme. “Nëse Rusia kërkon të ndërhyjë dhe të shkatërrojë ISIS-in, ndoshta mund të shërbejë për stabilizimin e çështjes së një kontigjenti të madh migrator, me rreth 200 mijë persona të ardhur në SHBA, ky do të ishte një rast i mirë”, deklaroi ai. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi më 2 shtator se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kapacitet akomodues për rreth 85 mijë refugjatësh në 2016-ës, nga të cilët 10 mijë shtetas sirianë, ndërsa për vitin 2017 mendohet 100 mijë persona më shumë ose gati 200 mijë në dy vite.
Add new comment