Interes për blerjen e “ARMO” nga një kompani amerikane
Një kompani amerikane më seli në Teksas ka shprehur interes për blerjen e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”. Revista “Monitor” përcjell lajmin që konfirmohet nga burime të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. “Bëhet fjalë për kompaninë nga Teksasi, “Henry”, e fokusuar në fushën e ndërtimit, sipas faqes së saj zyrtare të internetit. Kompania është e interesuar për bitumin shqiptar, duke qenë se ajo ka interesa ndërtimi në Irak dhe në zgjerimin e kanalit të Suezit. Aktorët e tregut e vlerësojnë një zhvillim pozitiv, nëse kjo kompani do të hynte në tregun shqiptar”, shkruan “Monitor”. Vetë “ARMO” zotërohet në masën 85% nga “ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL” dhe 15% nga shteti shqiptar. Nuk dihen termat e ofertës, por “ARMO” është në vështirësi serioze financiare dhe trashëgoj një borxh të madh.
Add new comment