Franca nis bombardimet në Siri, terrorit përgjigje me terror
Franca njoftoi sulmet e para ajrore ndaj pozicionëve të xhihadistëve në Siri. Pjesëmarrja e frcave francezë në luftën kundër Shtetit Islamik është konfirmuar edhe nga Presidenca franceze. Bombardimet nga ajri raportohet se janë kryer në orët e para të mëngjesit. Pavarësisht kësaj Parisi i qëndron idesë se Bashar Al Asad nuk mund të jetë në planet për të ardhmen e Sirisë.
Megjithatë në planin diplomatik janë shtuar diskutimet pas deklarateve të Rusisë që e sheh presidentin sirian si pjesë të zgjidhjes së konfliktit. Franca vendosi para pak javësh të shtojë përfshirjen e saj në aleancën kundër ISIS dhe të mos mbetej vetëm në fluturimet monitoruese.
Aviacioni francez ka qenë aktiv veçantërisht në luftën në Irak, para se të ndërmerrte fushatën ajrore kundër pozicionevevtë ISIS. Miistria franceze e Mbrojtjes ka deklaruar se sulmet e saj do të përqëndrohen në kampet e trajnimit të të huajve në Siri, të cilët mund të jenë një kërcënim për vendet perëndimore dhe Francën në të ardhmen.
Në deklaratën e shpalljes së sulmeve ajrorebnë Siri presidenca franceze thekson"Popullata civile në Siri duhet mbrojtur nga çdo formë e dhunës, asaj të ISIS dhe organizatavevtë tjera terroriste, përfshi dhe bombardimet e Bashar Al Asad"
Add new comment