Shënim: Laguna e Patokut dhe “dekriminalizimet” e bujshme me urdhër të... peshkut

Postuar në 25 Shtator, 2015 18:30

Sherri i lagunës së Patokut që kishte në qendër një liçensë peshkimi mund të kishte shkuar shumë më keq, edhe me viktima. Por palët në histori, deputeti socialist Armando Prenga dhe i vëllai, dhe fisi Cali që ka patur një liçensë prej 10 vjetësh në këtë lagunë, deri tani janë ndarë me të plagosur dhe me çështje gjyqësore. Zhvillimi i fundit është vendimi i Gjykatës Administrative që rikthen shfrytëzimin e lagunës së Patokut për peshkim, firmës së familjes Cali. Në këtë mënyrë, gjykata shpall të paligjshëm tenderin e Ministrisë së Bujqësisë, e cila në mars të këtij viti ja kaloi Lagunën kompanisë Tenki 01 në pronësi të familjes së deputetit Armando Prenga. Ky ndodhet i arrestuar pas përplasjes 2 javë më parë fizikisht me Calët që shënoi edhe të plagosur.

 Por a bëri drejtësi gjykata, apo vijoi duke “marrë formën e enës”, procesin e “dekriminalizimit” të PS-së tani që partia përjashtoi deputetin e saj? A do të merrte të njëjtin vendim, nëse deputeti nuk do kishte shkaktuar asnjë incident dhe nuk do ndodhej sot në pranga? Vendimi konkret mund të jetë i drejtë, por duhej pritur për 5 seanca, për të konstatuar se Ministria e Bujqësisë ja ka dhënë një tender shumë specifik, një garuesi (vëllait të deputetit socialist) pa eksperiencë në këtë fushë. Dhe fituesit, siç denoncojnë Calët, iu ofruan këtyre pak muaj më vonë blerjen e licensës për 500 mijë euro. Pra, morën një tender thjesht për ta shitur dhe për të bërë ca para të shpejta. Po me ministrinë e Bujqësisë dhe realizuesit e tenderit çfarë duhet të ndodhë pas kësaj?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.