Paskal Milo flet për kishën e Dhërmiut: Greqia të shohë hallet e saj

Postuar në 26 Gusht, 2015 08:16

Në një intervistë për “Panoramën” historiani Paskal Milo, e ka quajtur si të tepërt ndërhyrjen e shtetit grek dhe reagimet e saj për ngjarjen në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Profesor Milo shprehet se shtetit grek duhet të merret me zgjidhen e halleve dhe problemeve të vendit të tij dhe të mos përzihet në çështje që nuk i takojnë. “Greqia nuk është dhe nuk mund të jetë tashmë ‘bartëse’ e të ‘drejtave’ kanonike bizantine. Mua më vjen keq që në vend që të ketë shqetësime të tjera, ka shkëmbime replikash të zëdhënësve për një çështje që nuk i takon fare politikës të ngatërrohet”, shprehet Milo.

Më pas Milo shprehet se është e tepërt, dhe pse jo e qëllimshme, që çdo muaj gusht në Himarë do të ndodhë diçka, kjo edhe për faktin se pikërisht në këtë muaj vijnë turistë dhe qytetarë për të pushuar, jo vetëm nga gjithë Shqipëria por edhe shumë e shumë të huaj. Sipas sij kjo duhej të shndërrohej në festë, dhe këto kisha me vlerë të traditës sonë të ritit ortodoks duhet të shërbejnë si muze të gjalla për të promovuar traditën dhe kulturën tonë, historinë tonë.

“Nga ana tjetër, mua më shqetëson fakti se krijohet një klimë aspak e mirë gjatë muajit gusht edhe nga ndërhyrja e politikës, ose nga keqpërdorimi i politikës në çështje të cilat mund të zgjidhen fare mirë, me mirëkuptim dhe me diskutim dhe pa bërë debate publike që s’i shërbejnë askujt”, thotë Paskal Milo.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.