Rishfaqet PBDNJ- ja e Vangjel Dules: Akti në kishën e Dhërmiut, antikushtetues
Pas një mungese relativisht të gjatë në hapësirën publike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është rishfaqur sot me një deklaratë për incidentin në kishën e Dhërmiut. “Dënojmë ashpër ngjarjet e rënda të dy ditëve të fundit në qytezën e Dhërmiut – Himarë, ku po tentohet rrënimi i një objekti të kultit Orthodhoks, konkrretisht kishës së Shën Athanasit. Aktet që kanë nuanca të persekutimit përbëjnë shkelje të rëndë të respektit të imponuar të lirisë së besimit fetar, të karakterit hyjnor të vendit të shenjtë dhe cënim të pronës së ligjshme të një komuniteti fetar, përbëjnë precedent të rrezikshëm dhe janë të pakonceptueshme për realitetet europiane. Na çudit heshtja, indiferentizmi dhe mosveprimi i strukturave shtetërore dhe qeveritare ndaj akteve të tilla joligjore dhe antikushtetuese që kanë provokuar rëndë ndjenjat e besimtarëve dhe standartet e të drejtave të saksionuara të njeriut dhe lirive fetare”, thuhet në deklaratë.
Add new comment