Ndalohet infermieri i nefrologjisë në Elbasan, u kallëzua për ngacmim seksual nga pacientja 16-vjeçare
Policia e Elbasanit njoftoi ndalimin e 26 vjeçarit, Everest Duka me detyrë infermier në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” Elbasan. Në njoftim thuhet se ky shtetas u ndalua nga efektivat e policisë, pas kallëzimit të bërë nga pacientia e mitur në prani të psikologes dhe të familjarëve. Everest Duka, ka qenë me shërbim në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli ”Elbasan, ku punonte si infermier, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen S.B vjeçe 16. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 - 18 vjeç , mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 101 dhe 22 të Kodit Penal.
l.m
Add new comment