Prishtinë, Kuvendi voton pro krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës
Janë votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë në krijimin e Gjykatës Speciale. Siç njofton Express, me 82 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Po krijimit të Gjykatës Speciale duke miratuar ndryshimet kushtetuese, kundër të cilave ishin vetëm 5 vota dhe 1 abstenim. Opozita nuk ka votuar, duke hequr kartelat e tyre në momentin e votimit. Ndërkaq, janë evidentuar edhe ata deputetë që megjithëse ishin kundër më herët, kanë ndryshuar qëndrim këtë herë duke votuar pro. Xhevahire Izmaku, Fadil Beka dhe Nezir Çoçaj dhe Blerta Deliu nga PDK-ja, ndryshe nga seanca e 26 qershorit që votuan kundër ndryshimeve kushtetuese kësaj radhe i thanë po themelimit të kësaj Gjykate që do të hetojë krimet e luftës së palës shqiptare në luftën për çlirimin e Kosovës.
Add new comment