pdk

Mediat serbe spekullojnë se SHBA po zbaton skenarin "Gruevski" ndaj Albin Kurtit

Postuar në 08 Tetor, 2019 11:44

Një lëvizje pas zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës për rinumërim votash duket se njofton skenarë të mundshëm për të nxjerrë jashtë loje në formimin e qeverisë Lëvizjen Vetëvendosje. Së pari vetë kërkesa, ndonëse legjitime, hap spiralen e kontestimit dhe korrigjimit eventual të përqindjeve, ndërkohë që menjëherë sapo rezultati u u bë i qartë, nga Beogradi nisën intrigat dhe presionet.

Eduart Ndocaj vjen në parlament pas refuzimit të Dedës. PS ia huazon PDK-së “kaubojsin” e Lezhës

Postuar në 24 Tetor, 2015 10:06

Eduard Ndocaj, personazhi kontravers i listës së Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës me shumë gjasë do të jetë ai që do të zëvendësojë Arben Ndokën në parlament. Kjo pasi, Ndrec Deda, të cilit I takonte mandate pas largimit të Ndokës ka deklaruar se do t’I kërkojë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga lista për shkak se tani ai ushtron mandatin e kryetarit të bashkisë së Mirditës të fituar në 21 Qershor. I pyetur nga Gazeta “Shqip” ai është shprehur se populli e ka votuar si kryebashkiak dhe se ai është i vendosur të vazhdojë këtë detyrë.

Prishtinë, Kuvendi voton pro krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës

Postuar në 03 Gusht, 2015 20:51

Janë votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë në krijimin e Gjykatës Speciale. Siç njofton Express, me 82 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Po krijimit të Gjykatës Speciale duke miratuar ndryshimet kushtetuese, kundër të cilave ishin vetëm 5 vota dhe 1 abstenim. Opozita nuk ka votuar, duke hequr kartelat e tyre në momentin e votimit. Ndërkaq, janë evidentuar edhe ata deputetë që megjithëse ishin kundër më herët, kanë ndryshuar qëndrim këtë herë duke votuar pro.

Subscribe to RSS - pdk