Rusi, policia arreston demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e Putin

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 13:11

MOSKË- Pas zgjedhjeve parlamentare në Rusi, policia ka vazhduar edhe më tej të përdorë të gjitha mjetet kundër demonstruesve që kritikojnë procesin e votimit dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin. 

Në metropolin e Moskës dhe Shën Peterburg, sipas të dhënave të agjencive, më shumë se 500 njerëz janë arrestuar, ndër ta edhe kritikë të qeverisë dhe ish-zëvendës kryeministri i më hershëm Boris Nemzov si edhe aktivisti i njohur për të drejtat e njeriut Oleg Orlov nga organizata Memorial. 

Të dy më pas janë lënë të lirë. Disa aktivistë të opozitës mbahen për shkak të rezistencës kundër policisë me disa ditë paraburgim. 

Pas kritikave të vëzhguesve ndërkombëtarë mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare që u zhvillua ditën e dielë, të hënën në mbrëmje kishin dalë nëpër rrugë mijëra njerëz në shenjë proteste. Ndërkohë gjatë ditës kryeministri Putin dorëzoi dokumentat për t'u regjistruar zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të muajit mars të vitit 2012.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.