Greqi, Papadhimos i preferuar, Papandreu në fund të listës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/7100_7_30.jpg?itok=rHN9d0B-)
Kolaps, frikë për falimentimin, ankth për të ardhmen dhe shpresë... Me këto fjalë mund të përshkruhet situata në Greqi, ku shumica e qytetarëve tashmë janë të zhgënyer nga bashkëpunimi dy partiak dhe duan që në skenë të dalin parti të reja politike.
Sipas sondazhit të gazetës “Kombi” të së dielës, 3 nga 4 persona kërkojnë diçka të re për të shmangur frikën e një kolapsi ekonomik dhe social. Lukas Papadhimos konsiderohet njeriu më i përshtatshëm për kryeministër.
Më konkretisht, mes Lukas Papadhimos dhe Antonis Samara, 54,3% e qytetarëve zgjedhin të parin për kryeministër, 21,7% mendojnë se duhet të jetë Samaras, ndërsa 24% nuk kanë asnjë përgjigje.
Për të njëjtën pyetje, midis Lukas Papadhimos dhe Jorgos Papandreu, Kryeministri aktual merr 71,8% të mbështetjes ndërsa ish kryeministri 3.8%, ndërkohë që 24,4% nuk japin asnjë përgjigje.
Duke vënë përballë Antonis Samaras dhe Jorgos Papandreu, kryetari i Demokracisë së re mbledh 38.3% normë, kryetari i PASOK-ut 10.7%, ndërsa 51% nuk kanë përgjigje.
40,4% e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjes "nëse qeveria e koalicionit është zhvillim pozitiv për Greqinë", 16.6% "shumë pozitiv", 9% "shumë negativ" 27,7% "negative" dhe 6.8% nuk kanë përgjigje.
Lidhur me popullartitetin e liderëve politikë, kryeministri Papadhimos renditet i pari, pasi 62,7% e njerëzve kanë mendim pozitiv ose shumë pozitiv.
Më pas renditet Jani Kouveli (E majta demokratike), me 47,3%, Jorgos Dimaras me 36.8%, Aleksis Tsipras (Syriza) me 35,5%, Antonis Samaras (Demokracia e re) me 31.4%, Jorgos Karaxhaferis (Laos) me 27.5%, Aleka Papariga (Partia komuniste) me 24.3%, Dora Bakojanis (Aleanca demokratike) me 19% dhe i fundit ish kryeministri Jorgos Papandreu (PASOK), me 15.6%.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment