Raundi i parë, 40 milionë votues francezë zgjedhin presidentin

Postuar në 22 Prill, 2012 12:29

40 milionë votues francezë janë thirrur në raundin e parë të votimit për zgjedhjet e dhjeta presidenciale të Republikës së Pestë. 85,000 vendvotime janë hapur në mbarë vendin  në orën 8.00 të mëngjesit. Ato do të mbyllen në  orën 6.00 të pasdites ndërsa në qytetet e mëdha  me dy orë vonesë. 

Votimi i sotëm shihet  gjerësisht si një referendum për pesë vitet në pushtet të Presidentit aktual, Nikolas Sarkozi, i cili sipas sondazheve të opinionit publik është  presidenti më pak popullor në historinë e Francës. Në ditën e fundit të  fushatës presidenciale në Francë, Presidenti Nicolas Sarkozy kërkoi falje për gabimet e tij, ndërsa rivali i tij kryesor Francois Hollande shprehu besimin se do të fitonte zgjedhjet. 

Në fletëvotime janë emrat e 10 kandidatëve por  sic ndodh tradicionalisht  dy kandidatët kryesorë përballen në një raund të dytë më 6 maj. Sondazhet para zgjedhjeve tregojnë se Hollande ka shanse të mëdha që fitojë në raundin e dytë, cka  nëse ndodh do ta bënte  Sarkozy presidentin e parë me vetëm një mandat që prej 30 vjetësh, e do të rikthente të majtën në pushtet pas  dy dekadash. Francois Hollande është veteran i skenës politike franceze. Ai ka kryesuar Partinë Socialiste për vite me radhë. Por nuk ka mbajtur kurrë një post të lartë qeveritar dhe në përgjithësi, nuk konsiderohet si një figure karizmatike.  

Sarkozi u zgjodh president në vitin 2007, duke sjellë shpresën e ndryshimit. Por  për shumë francezë Sarkozi mbetet një personalitet që bie shumë në sy dhe  roli i tij politik është vlerësuar si i pa qëndrueshëm. Rol për rënien e  mbështetjes për Sarkozi thonë analistët  ka luajtur dhe ngadalësimi i ekonomik dhe kriza e Eurozonës... 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.