Papunësia, qytetarët e Fierit i drejtohen vendeve fqinje

Postuar në 29 Prill, 2012 05:42

 

Kriza që ka përfshirë sektorin e punësimit në rrethin e Fierit, detyron qytetarët të gjejnë ende si alternativë për të siguruar të ardhurat ekonomike në emigracion. Janë të shumtë familjarët dhe kryesisht moshat e reja që udhëtojnë drejt vendeve fqinje për punësim sezonal. Autobuzët e linjave drejt Italisë dhe Greqisë me liberalizimin e vizave, përballen çdo ditë me fluks qytetarësh që largohen kryesisht për probleme ekonomike dhe mungesë punësimi në këtë qytet. "Këtu nuk çahet. Unë këtu 15 ditë vetëm prish lekë. S'ka as punë, asgjë. Se si rrojnë këta njerëz!",-thotë një emigrant.  "Po shkoj të punoj. Ka punë atje. Këtu është papunësi e madhe, s'ka punë",-shprehet një tjetër.  "Në Shqipëri është një papunësi e paparë, kurse atje nuk ka punë siç ka pasur më parë, por të paktën punon 10-15 ditë në muaj, para që të dalin të paguash qiranë, t'i paguash të gjitha, të ushqehesh, të bësh një jetë normale",-thekson një tjetër emigrant.  "Të pasigurtë jemi atje se jemi në vend të huaj, edhe më të pasigurtë jemi këtu në vendin tonë. Jemi më të huaj këtu sesa atje",-shprehet një tjetër.  Në rrethin e Fierit të regjistruar në zyrën e punësimit janë rreth 16 mijë punëkërkues, ndërkohë që mendohet që një pjesë e madhë e të papunëve nuk i janë drejtuar asnjëherë kësaj zyre për zgjdhjen e problemit të tyre. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.